Rasti i dhunës në shkollën "Pavarësia", mësimdhënësi lirohet nga arresti - Gazeta Express
string(57) "rasti-i-dhunes-ne-shkollen-pavaresia-lirohet-mesimdhenesi"

Lajme

Gazeta Express

11/02/2026 11:00

Rasti i dhunës në shkollën “Pavarësia”, mësimdhënësi lirohet nga arresti

Lajme

Gazeta Express

11/02/2026 11:00

Mësimdhënësi që është përfshirë në një rast të dhunës në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë është liruar.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi.

Ai tha se kanë propozuar masë alternative ndaj mësimdhënësit. Bëhet fjalë për lajmërim në stacion policor.

Gashi shtoi se nuk kanë hapur procedura për nxënësin që shihet në video sa u përket veprimeve të tij para ngjarjes.

Ai tha se janë duke i analizuar të gjitha pamjet.

Advertisement
Advertisement
Advertisement