Flet babai: Lindsey është 41 vjeç, ky është fundi i karrierës së saj, skitarja: Ëndrra ime olimpike... - Gazeta Express
string(95) "flet-babai-lindsey-eshte-41-vjec-ky-eshte-fundi-i-karrieres-se-saj-skitarja-endrra-ime-olimpike"

Sport

Gazeta Express

10/02/2026 9:18

Flet babai: Lindsey është 41 vjeç, ky është fundi i karrierës së saj, skitarja: Ëndrra ime olimpike…

Sport

Gazeta Express

10/02/2026 9:18

“Është 41 vjeç, ky është fund i karrierës së saj”.

Kështu është shprehur babai i skiatores Lindsey Vonn, Alan Kildow në një intervistë për Associated Press.

Nuk do të ketë më gara me ski për Lindsey Vonn, përsa kohë që unë do të them fjalën time në këtë çështje, Lindsey nuk do të garojë më“, shtoi Kildow.

Alan Kildow dhe pjesa tjetër e familjes së Vonn(vëllai dhe motra e saj) kanë qenë me Lindsey Vonn në një spital në Treviso pas rrëzimit dhe largimit me helikopter nga pista e Cortina ditën e diel.

Po të dielën, në orët e mbrëmjes, spitali doli me një deklaratë duke konfirmuar se Vonn u operua  në këmbën e majtë dhe se skuadra amerikane e skive pohoi se gjendja e saj ishte stabël.

Që nga ai moment nuk ka pasur përditësime të tjera.

Kildow refuzoi të komentojë detajet për plagët e Vonn, por foli për gjendjen emotive të saj.

‘Është një njeri i fortë-tha Kildow-e njeh dhimbjen fizike dhe i kupton rrethanat në të cilat ndodhet dhe është në gjendje që ta menaxhojë, më mirë nga sa e prisja. është shumë, shumë e fortë. Kështu që mendoj se po e administron mirë’

Kildow, ish skiator që i ka mësuar vajzës së tij të garojë tha se ka fjetur në dhomën e spitalit të vajzës së tij gjatë natës.

‘Ka gjithnjë dikë më vete, ose më shumë persona-shtoi ai-do të ketë njerëz përsa kohë ajo do të jetë këtu’.

Alan Kildow dhe pjesa tjetër e familjes Vonn e panë aksidentin nga zona e fundit të pistës së bashku me të gjithë spektatorët e tjerë.

‘Në radhë të parë është shoku dhe tmerri i të gjithë kësaj çështjeje, të shohësh një aksident të tillë-tha Kildow-mund të jetë dramatike dhe traumatike. Je thjesht i tmerruar nga impakti i këtyre lloj gjërave. Mund të pësosh një shock emotiv dhe psikologjik. Sepse është e vështirë të pranosh atë që ka ndodhur. Por është në duart e sigurta. Komiteti Olimpik dhe skuadra amerikane e skive kanë një mjek shumë të mirë dhe këtu në Itali janë kujdesur në mënyrë perfekte’.

Ndërkohë vetë Lindsey Vonn tha fjalët e para nga spitali ku është shtruar pas rrëzimit të frikshëm në Cortina, përcjell tch.

‘Dje ëndrra ime olimpike nuk u mbyll ashtu siç kisha dashur-shkruante skiatorja amerikane në një postim në Instagram-nuk ishte një fund ëndrrash, ishte thjesht jeta. Në garat e zbritjes së lirë diferenca mes një linje strategjike dhe një dëmtimi katastrofik mund të jetë minimale. Për vetëm 13 cm, krahu im i djathtë u var te porta duke shkaktuar rrëzimin. Ligamenti i dëmtuar dhe dëmtimet e mëparshme nuk kishin të bënin. Për fat të keq pësova një frakturë komplekse në tibia që është stabël, por që do të kërkojë disa ndërhyrje për t’u riparuar siç duhet.”

Advertisement
Advertisement
Advertisement