Personi që u dërgua pa shenja jete në QKMF’në e Suharekës është një 8 vjeçare nga fshati Greiçec - Gazeta Express
string(95) "personi-qe-u-dergua-pa-shenja-jete-ne-qkmfne-e-suharekes-eshte-nje-8-vjecare-nga-fshati-greicec"

Lajme

Gazeta Express

15/12/2025 11:54

Personi që u dërgua pa shenja jete në QKMF’në e Suharekës është një 8 vjeçare nga fshati Greiçec

Lajme

Gazeta Express

15/12/2025 11:54

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë për Gazetën Express se personi që u dërgua pa shenja jete në QKMF’në e Suharekës është një vajzë 8 vjeçare nga fshati Greiçec.

Ai shtoi se rasti po hetohet.

“Me datën 14.12.2025, rreth orës 21:50 nga QKMF-Suharekë është raportuar se një fëmijë i gjinisë femërore rreth 8 vjeçare , nga fshati Greìçevcë, Suharekë është sjellë në repartin e Urgjencës pa shenja jete. Patrullat policoredhe hetuesit policor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë informuar nga mjeku kujdestar se fëmija, në momentin e pranimit në Urgjencë, nuk ka pasur shenja jete. Lidhur me rastin është kontaktuar Prokurori për Krime të Rënda dhe është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”. Trupi i pajetë, me urdhër të Prokurorit kompetent, është dërguar për obduksion.” /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement