Reagimet e Ambasadave për "Listën Serbe", zv.ministrja e Qeverisë Kurti: I respektojmë, por secili shtet merr vendimet e veta - Gazeta Express
string(120) "reagimet-e-ambasadave-per-listen-serbe-zv-ministrja-e-qeverise-kurti-i-respektojme-por-secili-shtet-merr-vendimet-e-veta"

Lajme

Gazeta Express

11/12/2025 18:02

Reagimet e Ambasadave për “Listën Serbe”, zv.ministrja e Qeverisë Kurti: I respektojmë, por secili shtet merr vendimet e veta

Lajme

Gazeta Express

11/12/2025 18:02

Zv.ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Liza Gashi, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka folur për reagimet e ambasadave të huaja rreth mos certifikimit të listës për deputet të Listës Serbe, shkruan Gazeta Express.

Gashi ka thënë se i respektojnë qëndrimet e ambasadave të huaja në Kosovë, megjithatë ka shtuar se secili shtet i merr vendimet e veta.

Ajo ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka një qëndrim të pandryshuar sa i përket Listës Serbe dhe se kanë argumente që lista me emrat për deputet nga Lista Serbe nuk i kontribuon pluralizmit politik në vend.

“Unë s’mund të jap cilësime ndaj ambasadave respektive. Ne i respektojmë qëndrimet dhe vendimet e tyre. Secili shtet merr vendimet e veta. Ne si VV kemi një qëndrim sepse kemi një listë argumentesh pse kjo listë s’është në interes të komunitetit serb në Kosovë”, ka thënë Gashi në FRONTAL./GazetaExpres/

Advertisement
Advertisement
Advertisement