Cristiano Ronaldo ka folur me emocione të mëdha për humbjen e bashkëkombasit të tij, Diogo Jota, në një intervistë të dhënë për Piers Morgan.
Ylli portugez rrëfeu se lajmi për ndarjen nga jeta të sulmuesit të Liverpoolit e ka tronditur thellë.
“Nuk mund ta besoja kur më dërguan mesazhe… Qava shumë. Ishte një moment shumë, shumë i vështirë për mua,” tha Ronaldo me zërin që i dridhej, duke treguar anën e tij njerëzore dhe ndjeshmërinë që shpesh fshihet pas figurës së një kampioni të hekurt.
Ronaldo theksoi se kishte një lidhje të veçantë me Jotën, si brenda kombëtares portugeze ashtu edhe jashtë fushës. “Diogo ishte një djalë i jashtëzakonshëm, gjithmonë pozitiv, me një buzëqeshje që i jepte energji gjithë skuadrës. Këto gjëra të kujtojnë sa e brishtë është jeta,” shtoi ai.
Muaji i nëntorit sjell zbritjet më të mëdha të vitit në foleja! Black November ka nisur, dhe laptopët nga...