Cristiano Ronaldo tregon gjënë më të shtrenjtë që e ka blerë në jetën e tij - Gazeta Express
string(75) "cristiano-ronaldo-tregon-gjene-me-te-shtrenjte-qe-e-ka-blere-ne-jeten-e-tij"

Futboll

Gazeta Express

04/11/2025 16:02

Cristiano Ronaldo tregon gjënë më të shtrenjtë që e ka blerë në jetën e tij

Futboll

Gazeta Express

04/11/2025 16:02

Cristiano Ronaldo ka treguar gjënë më të shtrenjtë që ka blerë ndonjëherë gjatë një interviste të re me Piers Morgan.

Tri vite pas intervistës shpërthyese që çoi në largimin e tij nga Manchester United në nëntor të vitit 2022, Ronaldo është ulur sërish për një bisedë me gazetarin britanik Morgan.

Pamjet e publikuara përpara intervistës kanë lënë të kuptohet se sulmuesi portugez do të flasë për disa tema të mëdha, përfshirë rivalitetin me Lionel Messin dhe ndarjen tragjike nga jeta të bashkëlojtarit të kombëtares, Diogo Jota.

Gjatë pjesës së parë të intervistës, Ronaldo foli për fitimet e tij të mëdha gjatë karrierës dhe për qëllimin e tij për t’u bërë miliarderi i vetëm në historinë e futbollit.

Duke bërë këtë, ai zbuloi edhe gjënë më të shtrenjtë që ka blerë ndonjëherë për veten.

Në intervistë, Morgan e pyeti Ronaldon nëse ishte e vërtetë që vitin e kaluar ai ishte bërë miliarder dhe nëse kjo ishte një nga synimet e tij.

“Jo e vërtetë,” u përgjigj ai. “Jo, unë jam bërë miliarder shumë vite më parë!”

Ronaldo shtoi: “E di sa para kam. Jo saktësisht, por shumicën e tyre. Është si kur fitova Topin e Artë – ishte një nga qëllimet e mia të arrija atë numër. Të bëhesha miliarder ishte një nga QËLLIMET KRYESORE që kisha. Unë jam I VETMI miliarder në futboll. Numrat nuk gënjejnë. Quajeni arrogancë, por numrat nuk gënjejnë. Nuk më habit që jam i vetmi miliarder në futboll. Kur sheh të gjitha rekordet, Cristiano Ronaldo është gjithmonë në majë të listës”.

Pas gjithë këtij diskutimi për financat, Morgan e pyeti Ronaldon se cila ishte gjëja më e shtrenjtë që kishte blerë ndonjëherë.

Ai u përgjigj: “Gjëja më e shtrenjtë? Avioni. Global Express. Kam pasur avion që prej 13 vitesh, por e ndërrova para një viti, kështu që është pak i shtrenjtë”.

Ronaldo shpjegoi se kur ishte më i ri i pëlqente të kishte makina luksoze dhe të shpenzonte shumë para, por tani paratë nuk kanë më të njëjtën rëndësi për të.

Megjithatë, shtoi se avionët janë përjashtimi i vetëm, sepse ai “nuk është person normal” dhe nuk mund të qëndrojë në aeroporte për arsye sigurie.

Komentet e Ronaldos për fitimet e tij të mëdha vijnë pas një raporti të “Bloomberg Billionaires Index”, që ndjek njerëzit më të pasur në botë sipas pasurisë së tyre neto, dhe që për herë të parë e përfshiu edhe Ronaldon në listë.

Sipas raportit, që përfshin fitimet nga karriera, investimet dhe marrëveshjet reklamuese, pasuria neto e Ronaldos kap vlerën 1.4 miliardë dollarë (1.04 miliardë paund).

Raporti pretendon se Ronaldo ka fituar mbi 550 milionë dollarë (410 milionë paund) në paga gjatë kohës që ka luajtur për klubin Al Nassr në Arabinë Saudite midis viteve 2002 dhe 2023, ndërsa pjesa tjetër e pasurisë vjen nga marrëveshjet dhe sponsorizimet./GazetaExpress/