‘Zbulohen’ 11-shet më të mira të botës, te meshkujt e te femrat nga FIFPRO - Gazeta Express
string(71) "zbulohen-11-shet-me-te-mira-te-botes-te-meshkujt-e-te-femrat-nga-fifpro"

Futboll

Gazeta Express

03/11/2025 17:00

‘Zbulohen’ 11-shet më të mira të botës, te meshkujt e te femrat nga FIFPRO

Futboll

Gazeta Express

03/11/2025 17:00

Ekipi “FIFPRO World XI” për vitin 2025 është zbuluar tashmë, pasi mbi 20,000 futbollistë në mbarë botën dhanë votat e tyre për të përcaktuar talentet më të mirë globalisht.

Lista e shkurtër me 26 lojtarë për futbollin e meshkujve dhe femrave u publikua në fund të muajit të kaluar, me emrat që morën më shumë vota në pozicionet e tyre përkatëse, por tani janë bërë publike edhe formacionet përfundimtare me 11 fituesit.

Një formacion jashtëzakonisht ofensiv në kategorinë e meshkujve nis me Gianluigi Donnarumma të Manchester City në portë, pas një mbrojtjeje me tre lojtarë, që përfshin dy ish-bashkëlojtarët e tij te Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi dhe Nuno Mendes.

Ylli i Liverpoolit, Virgil van Dijk, është i vetmi qendërmbrojtës natyral në formacion dhe një nga tre lojtarët që kanë ruajtur vendin nga ekipi i vitit 2024.

Në mesfushë, Jude Bellingham i Real Madrid ruan gjithashtu vendin e tij dhe bën pjesë në një repart të yjeve bashkë me Vitinha (PSG), Pedri (Barcelona) dhe Cole Palmer (Chelsea).

Në sulm, nuk ka shumë befasi: Kylian Mbappé i Real Madridit – lojtari i tretë dhe i fundit që ka mbetur nga ekipi i 2024-s – shoqërohet nga Ousmane Dembélé, fituesi i Topit të Artë, dhe Lamine Yamal i Barcelonës, i cili përfundoi i dyti pas tij.

Në kategorinë e femrave, Hannah Hampton e Chelseat qëndron në portë pas një mbrojtjeje që përfshin edhe dy lojtare të tjera të “Blues”.

Lucy Bronze bëhet lojtarja e parë që përfshihet tetë herë radhazi në “Women’s World XI”, ndërsa Millie Bright fiton gjithashtu vendin e saj.

Mbrojtjen e plotësojnë Leah Williamson e Arsenalit dhe Ona Batlle e Barcelonës.

Mesfusha dominohet nga lojtare të Barcelonës: Aitana Bonmatí dhe Alexia Putellas përbëjnë një treshe me Ghizlane Chebbak, reprezentuese e Marokut, e cila në gusht u transferua nga Barcelona te Al Hilal në Arabinë Saudite.

Sulmi përbëhet nga Barbra Banda (Orlando Pride) dhe dyshja angleze Alessia Russo dhe Chloe Kelly, të cilat ndihmuan Arsenalin të fitonte Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar./GazetaExpress/