Shqetësime për PSG-në para ndeshjes kryesore të javës në Ligën e Kampionëve. Fituesi i çmimit prestigjioz “Topi i Artë“, Ousmane Dembélé, mund të mungojë në sfidën e xhiros së katërt të fazës së grupeve, ku Paris Saint-Germain përballet me skuadrën Bayern Munich.
Sipas raportimeve të gazetës franceze L’Équipe, 28-vjeçari ka probleme me kofshën dhe nuk është ende në formë të plotë fizike. Dembélé u lëndua në shtator dhe vetëm së fundmi është rikthyer në stërvitje me ekipin.
Sulmuesi francez bëri rikthimin e tij para dy javësh, në fitoren bindëse 7–2 ndaj Bayer Leverkusenit, por deri më tani nuk ka arritur të luajë 90 minuta të plota. Për këtë arsye, është e pamundur që ai të startojë nga minuta e parë në përballjen ndaj katalanasve.
Trajneri Luis Enrique pritet të tregohet i kujdesshëm me lojtarin, duke e lënë në stol për të shmangur një rikthim të mundshëm të lëndimit.
/GazetaExpress/
Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka quajtur zgjedhjet e mbrëmshme “një mbrëmje interesante”. “Mbrëmë, e dini, nuk pritej të...