Një 56-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia është arrestuar në Pikën Kufitare të Muriqanit.
Sipas policisë ka rënë në pranga shtetasi Spartak Joanu, banues në Fier.
Joanu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit në Ankona, Itali e ka dënuar me 16 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Grup kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike” dhe “Grup kriminal me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”, në zbatim të legjislacionit penal italian.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 56-vjeçarit në Itali.