Dëshmitari të cilin Naimi e thirri në telefon menjëherë pas vrasjes së Liridonës, tregon krejt çka i tha” Më thirri me një numër tjetër - Gazeta Express
string(133) "deshmitari-te-cilin-naimi-e-thirri-ne-telefon-menjehere-pas-vrasjes-se-liridones-tregon-krejt-cka-i-tha-me-thirri-me-nje-numer-tjeter"

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 10:48

Dëshmitari të cilin Naimi e thirri në telefon menjëherë pas vrasjes së Liridonës, tregon krejt çka i tha” Më thirri me një numër tjetër

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 10:48

Seanca në rastin e Liridona Ademajt është duke vazhduar.

Dëshminë e tij në seancë po e vazhdon Valon Lluka.

Lluka është person ii parë që Naim Murseli e kontaktoi menjëherë pas vrasjes së bashkëshortes së tij.

Dëshmitari Lluka me këtë rast iu përgjigj pyetjeve të prokurores, duke zbardhur momentet e para pas ngjarjes tragjike.

Prokuroria: “A jeni i vetëdijshëm që ju jeni personi i parë që Naim Murseli ka kontaktuar pas vrasjes së bashkëshortes së vet?” Dëshmitari: “Po.”

Prokuroria: “A mund të kujtoheni, kur ju ka thirrë Naimi, a ju ka thënë prej nga po thërret”:

Dëshmitari: “Nuk më ka thënë prej nga më thërret, nuk më kujtohet”.

Prokuroria: “A ju ka thënë në bisedën e parë që bashkëshortja Liridona i është vrarë?”

Dëshmitari: “Po, e ka cekur që na kanë gjuajtur dhe na kanë vrarë në këtë formë”.

Prokuroria: “Kur ju ka thënë këtë, a e keni ditur nga telefoni kujt po ju thërret”?

Dëshmitari: “Jo, nuk ka qenë telefoni i tij. Më ka thirrur me një numër i cili në fund përfundon me numrin 417. Nuk ju kam lajmëruar, nuk e kam njohur numrin saktësisht, ora ka qenë 8:32 minuta. Urgjent çele, urgjente Naimi”. “Çele, çele,çele”, tregon dëshmitari para trupit gjykues.

Dëshmitari: “Ja kam kthyer, më falni, cili Naim, se jam me mysafirë”. Dëshmitari: “Murseli, o Valon, na kanë vrarë…” Ka qenë shkrim i paqartë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement