Ismaili për Spitalin e Prishtinës: E kam nisur si ministër do ta përfundoj si kryetar i kryeqytetit - Gazeta Express
string(98) "ismaili-per-spitalin-e-prishtines-e-kam-nisur-si-minister-do-ta-perfundoj-si-kryetar-i-kryeqytetit"

Lajme

Gazeta Express

09/10/2025 22:47

Ismaili për Spitalin e Prishtinës: E kam nisur si ministër do ta përfundoj si kryetar i kryeqytetit

Lajme

Gazeta Express

09/10/2025 22:47

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, në debatin për kryeqytetin ka folur për mungesën e spitalit të qytetit, duke e quajtur këtë një fatkeqësi të madhe për kryeqytetin.

Ai tha se plani për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës është përgatitur që në kohën kur ai ka qenë ministër i Shëndetësisë, por se asnjë nga kryetarët e Prishtinë që nga ajo kohë nuk e ka çuar përpara këtë projekt.

Sipas Ismailit, qytetarët e Prishtinës po diskriminohen në trajtim, pasi QKUK i shërben gjithë Kosovës njësoj, ndërsa banorët e kryeqytetit shpesh duhet të presin për të marrë shërbimet bazike. “Atë që e kam filluar si ministër, do ta përfundoj si kryetar i Prishtinës,” tha ai.