Mediumi belg: Thuhet se Kosova po kërkon përkrahje për BE në këmbim të marrëveshjes për burgjet - Gazeta Express
string(94) "mediumi-belg-thuhet-se-kosova-po-kerkon-perkrahje-per-be-ne-kembim-te-marreveshjes-per-burgjet"

Lajme

Gazeta Express

09/10/2025 16:01

Mediumi belg: Thuhet se Kosova po kërkon përkrahje për BE në këmbim të marrëveshjes për burgjet

Lajme

Gazeta Express

09/10/2025 16:01

Mediumi belg  “vrt.be”, ka raportuar sot rreth përpjekjeve të qeverisë federale belge për të arritur një marrëveshje me Kosovën për lëshimin e burgjeve me qira dhe për transferimin e të burgosurve nga Belgjika, transmeton Express.

Megjithatë sipas këtij mediumi, thuhet se Kosova në këmbim të kësaj marrëveshjeje ka kërkuar përkrahje të Belgjikës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Vlen të përmendet: Kosova thuhet se dëshiron mbështetje për anëtarësimin në BE në këmbim të marrëveshjes”, shkruan mediumi belg.

Për takimet që kanë pasur në Kosovë dy ministret belge, ajo e Drejtësisë dhe Migracionit, thuhet se kanë biseduar në mënyrë thelbësore rreth marrëveshjes.

Megjithatë, siç raporton “Vrt.be” ende ka pasiguri të mëdha lidhur me kushtet dhe pikëpyetjet rreth ligjeve që do t’iu nënshtrohen të burgosurit, për mënyrën e transferimit të tyre në vendin e origjinës pas përfundimit të burgut dhe çështje të tjera.