“Më jep edhe 50 mijë euro, ndryshe…” shantazhoi në rrjete sociale një grua, arrestohet 44-vjeçarja në Sarandë - Gazeta Express
string(104) "me-jep-edhe-50-mije-euro-ndryshe-shantazhoi-ne-rrjete-sociale-nje-grua-arrestohet-44-vjecarja-ne-sarande"

Shqiperi

Gazeta Express

06/10/2025 10:04

“Më jep edhe 50 mijë euro, ndryshe…” shantazhoi në rrjete sociale një grua, arrestohet 44-vjeçarja në Sarandë

Shqiperi

Gazeta Express

06/10/2025 10:04

Një 44-vjeçare është vënë në pranga nga policia, pasi akuzohet se ka shantazhuar dhe kërcënuar një shtetase përmes rrjeteve sociale, duke i marrë një shumë të konsiderueshme parash.

Sipas njoftimit zyrtar, pas kallëzimit të bërë nga një 39-vjeçare nga Saranda, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Pasurisë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, bënë të mundur ndalimin e autores së dyshuar të shpallur më parë në kërkim, shtetases:

Z. H., 44 vjeçe, banuese në Durrës, e akuzuar për veprën penale “Shtërngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

Hetimet treguan se kjo shtetase i kishte marrë viktimës 5000 euro përmes shantazhit dhe kërcënimeve në rrjete sociale, ndërsa vijonte ta kërcënonte për t’i marrë edhe 50 000 euro të tjera.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Sarandës për veprime të mëtejshme ligjore.