Bllokohen bisedimet për kontratën e re të Viniciusit, Reali qet kushte - Gazeta Express
string(69) "bllokohen-bisedimet-per-kontraten-e-re-te-viniciusit-reali-qet-kushte"

Futboll

Gazeta Express

23/09/2025 14:54

Bllokohen bisedimet për kontratën e re të Viniciusit, Reali qet kushte

Futboll

Gazeta Express

23/09/2025 14:54

Sipas emisionit sportiv “El Chiringuito”, bisedimet mes Real Madridit dhe Vinicius Junior për vazhdimin e kontratës nuk janë duke avancuar.

Ylli brazilian është i lidhur me “Los Blancos” deri në vitin 2027 dhe në ditën e djeshme thuhet se ka pasur një takim mes drejtuesve të klubit dhe përfaqësuesve të lojtarit, përcjell “Gazeta Express”.

Situata, në gjendjen aktuale, duket se është bllokuar.

Reali duket se e ka dhënë një mesazh, përmes së cilit i ka zbuluar kushtet për vazhdimin e kontratës.

Mbetet të shihet nëse këto kushte do të pranohen nga tabori i futbollistit, për ta vazhduar apo jo bashkëpunimin.

Në të kundërtën, do të kërkohet ndonjë klub blerës gjatë verës së ardhshme.

Vinicius është njëri prej lojtarëve më të paguar në Real Madrid, por jo edhe më i paguari.

Braziliani e ka një rrogë prej vjetore prej 20.83 milionë eurosh të pastra, plus 4.17 milionë nga bonuset (statistika të Capology).

Shifra të ngjashme me këtë i marrin edhe David Alaba e Jude Bellingham.

Më të mëdha, ndërkohë rrogat, përfshirë edhe bonuset, i kanë Trent Alexander-Arnold, i cili ka përfituar nga transferimi i tij pa dëmshpërblim, dhe i paarritshmi Kylian Mbappé. /Gazeta Express