Aksident i rëndë në Shkodër, plagoset rëndë një grua! Rruga e kthyer në “pistë garash” - Gazeta Express
string(84) "aksident-i-rende-ne-shkoder-plagoset-rende-nje-grua-rruga-e-kthyer-ne-piste-garash-2"

Shqiperi

Gazeta Express

18/09/2025 15:44

Aksident i rëndë në Shkodër, plagoset rëndë një grua! Rruga e kthyer në “pistë garash”

Shqiperi

Gazeta Express

18/09/2025 15:44

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në lagjen “Skënderbeg”, pranë Fakultetit të Infermierisë, ku një grua ka mbetur e plagosur rëndë pas përplasjes së dy automjeteve.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, një makinë që lëvizte me shpejtësi të lartë ka tentuar të shmangte një punëtore të një klinike private, e cila ndodhej pranë koshit të plehrave. Në përpjekje për ta evituar, drejtuesi i mjetit ka përplasur kalimtaren dhe më pas ka goditur një automjet tjetër.

Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dëmtime të rënda për gruan, e cila është transportuar me urgjencë drejt spitalit. Ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.

Banorët e zonës shprehen të shqetësuar, pasi aksi nga sheshi “Prekë Cali” deri tek rrethrrotullimi i zjarrfikësve është kthyer prej kohësh në një pistë gare të pakontrolluar për drejtuesit e mjeteve, të cilët shpesh testojnë shpejtësinë e makinave, duke vënë në rrezik jetën e kalimtarëve.