“Në pronën e Gandit...”, Sveçla jep më shumë informacione për pajisjet ushtarake që policia tha se u gjetën në Veri - Gazeta Express
string(109) "ne-pronen-e-gandit-svecla-jep-me-shume-informacione-per-pajisjet-ushtarake-qe-policia-tha-se-u-gjeten-ne-veri"

Lajme

Gazeta Express

18/09/2025 14:50

“Në pronën e Gandit…”, Sveçla jep më shumë informacione për pajisjet ushtarake që policia tha se u gjetën në Veri

Lajme

Gazeta Express

18/09/2025 14:50

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas kapjes së uniformave, antiplumbave e karikatorëve sot në Komunën e Zveçanit, e që dyshohej se i përkisnin një personi të kërkuar për rastin Banjskë, gjë që ai ka treguar se bëhet fjalë për Nemanja Radivojevic – i njohur si “Gandi”.

Sipas tij, Gandi është i dyshuari kryesor për shpërthimin e bombës që ia mori jetën Afrim Bunjakut më 23 shtator të vitit 2023.

“Sot, në pronën e Nemanja Radivojevic – i njohur si “Gandi”, janë gjetur municion, pajisje ushtarake, policore dhe veshje kamuflazhi. Ky person është i dyshuari kryesor për shpërthimin e bombës që mori jetën e Heroit të Kombit, Rreshterit policor Afrim Bunjaku, më 24 shtator 2023 në Banjskë”, ka shkruar Sveçla.

Ai thotë se përderisa Serbia refuzon dorëzimin e tyre, këta persona mbeten rrezik për Republikën e Kosovës.

Tutje ai thotë se pajisjet e gjetura sot tregojnë se ky grup kim8inal ka bërë përgatitje të gjata dhe s’ka hequr dorë nga përpjekjet për të cënuar rendin juridik e kushtetues të Republikës.

“Për aq kohë sa Serbia refuzon t’i dorëzojë këta persona, ata mbeten një rrezik i drejtpërdrejtë për Republikën tonë. Pajisjet e gjetura sot janë dëshmi të qarta se ky grup kriminal, i dirigjuar nga Serbia, ka bërë përgatitje të gjata dhe nuk ka hequr dorë kurrë nga përpjekjet për të cenuar rendin juridik e kushtetues të Republikës së Kosovës. Por shteti ynë, institucionet tona të sigurisë, janë më të shtrira e më të forta se kurrë në këtë pjesë të vendit dhe nuk do të tolerojnë as edhe një grimcë të këtyre elementeve kriminale e terroriste të cenojnë Kosovën”, ka shkruar Sveçla.