Besnik Osmani: Së bashku do të ndërtojmë një Fushë Kosovë më të zhvilluar - Gazeta Express
string(72) "besnik-osmani-se-bashku-do-te-ndertojme-nje-fushe-kosove-me-te-zhvilluar"

Zgjedhjet

Gazeta Express

17/09/2025 22:38

Besnik Osmani: Së bashku do të ndërtojmë një Fushë Kosovë më të zhvilluar

Zgjedhjet

Gazeta Express

17/09/2025 22:38

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka vazhduar takimet me qytetarë në kuadër të fushatës zgjedhore.

Sonte ai vizitoi familjen Shala në Miradi të Epërme, ku diskutoi për sfidat e përditshme me të cilat ballafaqohen qytetarët e kësaj ane, si dhe ndau idetë e tij për programin qeverisës të katër viteve të ardhshme.

“Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë dhe besimin e dhënë. Së bashku, do të punojmë për një komunë më të zhvilluar dhe më pranë qytetarëve”, u shpreh Osmani pas takimit.

Me moton “Fushë Kosova PËRTEJ!”, kandidati i LDK-së theksoi se vizioni i tij synon zhvillim të qëndrueshëm dhe qasje më të afërt me qytetarët.