Ish-diplomati amerikan: Dua të jem direkt, dialogu strategjik  u pezullua për shkak se Kurti punoi kundër interesit të SHBA dhe qeverisë së tij - Gazeta Express
string(101) "ish-diplomati-amerikan-jonathan-moore-godet-kurtin-punoi-kunder-interesave-te-shba-se-dhe-te-vetvetes"

Lajme

Gazeta Express

17/09/2025 22:34

Ish-diplomati amerikan: Dua të jem direkt, dialogu strategjik  u pezullua për shkak se Kurti punoi kundër interesit të SHBA dhe qeverisë së tij

Lajme

Gazeta Express

17/09/2025 22:34

Ish-diplomati amerikan: Dua të jem direkt, dialogu strategjik  u pezullua për shkak se Kurti punoi kundër interesit të SHBA dhe qeverisë së tij

Ish-diplomati amerikan Jonathan Moore ka deklaruar se nuk ka pasur progres në Kosovë viteve të fundit, por është shënuar kthim prapa, transmeton klankosova.tv. Si pasojë e kësaj, sipas Moore kanë ardhur qëndrimet e forta të Qeverisë Amerikane, për të pezulluar dialogun strategjik me Kosovën.

E thotë troç se fajtor për këtë është kryeministri në detyrë Albin Kurti, i cili sipas diplomatit Moore ka punuar kundër interesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Do të jem shumë direkt dhe sërish po flas vetëm në emrin tim, ky pezullim i dialogut strategjik lidhet me faktin se Albin Kurti si kryeministër në kapacitetin teknik ka punuar kundër interesave jo vetëm të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkësisë Ndërkombëtare por edhe të vetvetes. Pra mund të thuhet se Albin Kurti ka punuar kundër interesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe qeverisë së vet. Jam i detyruar ta nxjerrë këtë përfundim, kur shikoj punën që është bërë gjatë muajve të kaluar me administratën e Donald Trumpit apo edhe më parë në administratën e Joe Biden”, tha Moore në Rubikon.

Moore, po ashtu ka përmendur edhe përpjekjet e ish-ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier për të sjellë progres.

“Ish ambasadori shumë i aftë këtu Jeff Hovenier, shumë mik i mirë i imi që doli në pension në janar në fund të mandatit të tij, që kishte punuar shumë për të sjellë ndryshimin, për të sjellë progres, për të sjellë dialogun madje edhe me qeverinë e Kurtit e të mos përmend edhe progresin e bërë në dialogun me Beogradin që është projekt tash e shumë vite edhe me Bashkimin Evropian. Është po thuajse e pamundur të tregohen shenja progresi në Kosovë. Kur populli i Kosovës që ka luftuar për sovranitet, demokraci, pavarësi dhe e fitoi atë dhe që ka pasur njohje ndërkombëtare që nga viti 2008, kuptohet që SHBA kanë luajtur rol të rëndësishëm në këtë proces, nuk po bëhet kurrfarë progresi për dialogun që do ta afronte Kosovën me Bashkimit Evropian dhe NATO-s, për njohje më të mëdha ndërkombëtare”, tha Moore