Bayern shënon golin e tretë kundër Chelsea, Kane vazhdon shkëlqimin - Gazeta Express
string(66) "bayern-shenon-golin-e-trete-kunder-chelsea-kane-vazhdon-shkelqimin"

Futboll

Gazeta Express

17/09/2025 22:29

Bayern shënon golin e tretë kundër Chelsea, Kane vazhdon shkëlqimin

Futboll

Gazeta Express

17/09/2025 22:29

Bayern Munchen ka arritur të thellojë epërsinë ndaj Chelseat, duke e çuar rezultatin në 3-1 në minutën e 63-të të ndeshjes.

Pas një pjese të parë shumë dinamike që u mbyll 2-1 në favor të bavarezëve, skuadra e Thomas Tuchel vazhdoi dominimin edhe në fraksionin e dytë.

Përsëri ishte Harry Kane, sulmuesi në super formë, ai që gjeti rrugën e rrjetës, duke shënuar golin e tij të dytë personal dhe të tretin për Bayernin.

Në këto momente, derisa loja ka hyrë në minutën e 70-të, kampionët gjermanë po kontrollojnë plotësisht ritmin e takimit dhe po shkojnë drejt një fitoreje të rëndësishme në startin e sezonit të ri të Ligës së Kampionëve.

Atmosfera në “Allianz Arena” është elektrizuese, ndërsa tifozët po shijojnë një tjetër paraqitje të madhe nga ekipi i tyre. /GazetaExpress/

Goli i tretë i Bayernit

https://streamff.com/v/75c027c7