Lladrovci për Lushtakun: U instruktua të mos konfrontohet me mua, sepse dëmtohet PDK'ja - Gazeta Express
string(84) "lladrovci-per-lushtakun-u-instruktua-te-mos-konfrontohet-me-mua-sepse-demtohet-pdkja"

Lajme

Gazeta Express

17/09/2025 22:13

Lladrovci për Lushtakun: U instruktua të mos konfrontohet me mua, sepse dëmtohet PDK’ja

Lajme

Gazeta Express

17/09/2025 22:13

Kandidati për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci ka komentuar deklaratën e Sami Lushtakut, i cili pati thënë se “As nuk e shoh Ramiz Lladrovcin, është një emër që nuk më bën përshtypje”.

Lladrovci thotë se Lushtaku është instruktuar që të mos konfrontohet me të, për shkak se dëmtohet PDK’ja.

“Është instruktu mos me u konfrontu me mu, se po dëmtohet PDK’ja. Një njeri që kena kry aksionet e para të UCK bashkë, prej shpis tem jemi nis bashkë me Sami Lushtakun, e Hashim Thaçin.. unë gjithë kam thënë: e kam pas mik”, tha ai në Tëvë1.

Tutje, ai tregoi se ka shkuar në zyre të Lushtakut dhe është pajtuar me të, vetëm për interes të partisë, anipse vëllai i tij i ka thënë që nëse pajtohesh me të, do të dalë nga PDK.

Lladrovci thekson se askush nuk mund të jetë më shumë PDK sesa ai.

“Pasi jom shku në zyre e jom pajtu me të (Sami Lushtakun) dhe si rezultat vëllai jem është largu nga PDK, sepse më ka thënë gjatë fushatës: Në qoftë se ndreqesh me Samin, cka na ka bo tu na luftu në këto zgjedhje, un hiqna prej PDK. Unë i kuptoj frustrimet e vëllait tem, sepse interesi i partisë është më i madh se cdo gjëje. Le të del dikush e le t’ um thotë kush është më PDK se unë”, tha ai.