Paris Saint-Germain, kampioni në fuqi i Evropës, ka treguar forcën e tij që nga fillimi i ndeshjes kundër Atalantës, duke e mbyllur pjesën e parë me epërsi të dyfishtë, 2-0.
Goli i parë erdhi shumë shpejt, në minutën e 3-të të takimit, kur Marquinhos e dërgoi topin në rrjetë pas një asistimi perfekt nga Fabian Ruiz. Ky gol i dha qetësi dhe siguri ekipit të Luis Enrique.
Në minutën e 39-të, parizienët dyfishuan avantazhin. Këtë herë protagonist ishte Khvicha Kvaratskhelia, i cili realizoi bukur pas një pasimi të saktë nga Achraf Hakimi, duke e çuar rezultatin në 2-0.
PSG kishte mundësi të artë për të vulosur edhe golin e tretë para pushimit, pasi në minutën e 44-të u akordua një penallti në favor të tyre. Megjithatë, Bradley Barcola nuk arriti të shënojë, duke humbur mundësinë për ta bërë rezultatin më komod.
Parizienët po dominojnë takimin dhe pjesa e dytë pritet të sjellë edhe më shumë emocione, ndërsa Atalanta do të kërkojë reagimin për të mos u dorëzuar para kohe. /GazetaExpress/
Goli i parë
https://streamff.com/v/e30697b4
Goli i dytë
https://streamff.com/v/dea379fd
Penalltia e humbur