Ferit Idrizi: Projektet tona në mandatin e parë e kanë transformuar Vushtrrinë, mandati i dytë vazhdimësi e projekteve - Gazeta Express
string(116) "ferit-idrizi-projektet-tona-ne-mandatin-e-pare-e-kane-transformuar-vushtrrine-mandati-i-dyte-vazhdimesi-e-projekteve"

Lajme

Gazeta Express

17/09/2025 21:57

Ferit Idrizi: Projektet tona në mandatin e parë e kanë transformuar Vushtrrinë, mandati i dytë vazhdimësi e projekteve

Lajme

Gazeta Express

17/09/2025 21:57

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, njëherësh kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune edhe për një mandati, Ferit Idrizi, në debatin e sotëm në RTV 21 për zgjedhjet lokale ka numëruar projektet kryesore që ka realizuar në mandatin e pare.

Idrizi tha në RTV 21 që projektet e kryera për 4 vite kanë transformuar Vushtrrinë, duke i dhënë qytetit një pamje tjetër.

“Projekti qeverisës për 4 vitet e ardhshme është vazhdimësi e projekteve që kanë transformuar qytetin e Vushtrrisë. Kemi filluar në mënyrë kronologjike nga ambienti ku fillimisht ne kemi larguar gurët anësor nga shëtitorja nga rruga e qytetit që kanë qenë qenë pengesë për qarkullim të automjeteve dhe këmbësorëve. Kemi filluar me pastrimin e lumenjve duke pas parasysh që vërshimet e vitit 2021 kanë sjellë dëme milionëshe të ekonomive familjare. Kemi pastruar lumin Sitnica dhe lumenjtë e fshatrave. Kemi larguar kabllot nga sheshi i qytetit i cili ka qenë premtim gjatë fushatave zgjedhore i secilit kandidat.” – ka thënë ndër të tjera Idrizi.

Idrizi ka përmendur edhe shumë projekte tjera të realizuara gjatë mandatit të pare e të cilat do të vazhdojnë edhe mandatin e dytë.