Kandidati për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci thotë se ai është njëri nga themeluesit e PDK’së, pra sipas tij, pozitën e kryetarit, e deputetit nuk ia ka falë askush, por i ka fituar me punë dhe vepra.
“Unë jam themelues i PDK, kam dhënë shumë për Kosovën por edhe PDK. Jam një kontribuues. Nuk mi ka fal askush ato, i kam fituar me punë dhe vepra. Kam dal kandidat në 2010 për deputet, më ka thirr Hashim Thaçi dhe më ka thënë hajde edhe vendose numrin çfarë dush, i kam thënë z.kryeministër nuk e kam problem numrin”, tha ai.
Ai thotë se kur është votuar në kryesinë e PDK për kandidimin e tij apo jo për kryetar të komunës së Drenasit, nga 30 vota, 26 votuan kundër, dhe 4 votuan për.
Megjithkëtë, ai thotë, se ’26 duar e kanë rrëzuar, por i ka fituar duart e të gjithë shqiptarëve të Kosovës’.
“Sepse krejt këta bashk që janë sot nën logo që e ka quajt Memli Krasniqi ‘Dada Razë’, ai i ka thënë një shokut tim të ngusht, kërkoja Ramizit mos të kandidon, se në Drenas me qit edhe Dadën Razë me logo të PDK’së fiton. Kjo i ka irritu qytetarët e Drenasit. Nuk kom mujt me ja liru dikujt, që besoj që me krejt at grupin e vet ka me bo regres, e unë nuk ia lejojë regresin qytetarëve të mij dhe komunës tem. Në komunën tem në ora 8:00 fillon orari i punës, qytetari e merr shërbimi dhe në 16:00 kur përfundon, e merr shërbimin. A ka kuptu që një kryesi e partisë ku kanë marrë pjesë 30 njerëz, 26 njerëz me kon kundër e 4 për, ndaj një kryetari që është shpallur kryetari më i mirë për 7 vjet. Unë kam thënë më kanë rrëzu 26 duarë, por unë i kam fituar duart e gjithë shqiptarëve të Kosovës”, tha ai në tëvë1.