Ilir Ferati, kryetar i Istogut që synon edhe një mandat në krye të këtij qyteti nga radhët e LDK-së, është i ftuar në “Pressing” të T7.
Ai ka folur për punët që i ka realizuar, duke thënë se “Istogu është komuna më e pastër në Kosovë.
Ai ka folur edhe për projekte infrastrukturore, për objektin e tregut, etj.
Ka folur edhe për rritjen e cilësisë në ofrimin e shërbimeve publike. Po ashtu foli edhe për rrjetin e ndriçimit
“Istogu me plot gojën mendoj që mund të them që është komuna më e pastër në Republikën e Kosovës. Ne kemi bërë shtirje të mbeturinave njëjtë është edhe inkasimi i pagesave. Për shkak të shërbimit të mirë ka kriju besim të qytetarëve”.
“Pjesa e infrastrukturës që kemi trajtu 130 kilometra asfaltim po flas për rrugë sekondare që rrit fshatrat, pa harru edhe pjesën e objektit e tregut të ri në Istog”, ka thënë ai. /Gazeta Express
Emisonin e plotë mund ta ndiqni KËTU