Moore: Ndërprerja e Dialogut Strategjik u bë për shkak të veprimeve negative të Kurtit, jo vetëm ndaj SHBA-së, por edhe ndaj Kosovës - Gazeta Express
string(129) "moore-nderprerja-e-dialogut-strategjik-u-be-per-shkak-te-veprimeve-negative-te-kurtit-jo-vetem-ndaj-shba-se-por-edhe-ndaj-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

17/09/2025 16:42

Moore: Ndërprerja e Dialogut Strategjik u bë për shkak të veprimeve negative të Kurtit, jo vetëm ndaj SHBA-së, por edhe ndaj Kosovës

Lajme

Gazeta Express

17/09/2025 16:42

Ish-diplomati amerikan, Jonathan Moore, ka thënë se vendimi i SHBA-së për të pezulluar Dialogun e planifikuar Strategjik me Kosovën vjen si pasojë e faktit se kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk po e bën punën e tij dhe se ka sjellje shumë negative.

Moore thotë se këto sjellje negative nga Kurti po bëhen jo vetëm ndaj SHBA-së, por edhe ndaj Kosovës.

“Ky është rezultat i sjelljes si të z.Kurti ashtu edhe të të tjerëve në nivel të lartë në Kosovë”, ka thënë Moore.

Ai tutje ka thënë se si pasojë e mos reflektimit të Albin Kurtit, përfshirë edhe ndaj kërkesave të ish-ambasadorit Jeff Hovenier, raportet në mes të SHBA-së dhe Kosovës janë shumë të këqija tani kur Trump është rikthyer në pushtet.

“Por tre e më shumë vjet pa përparim sepse Kurti në cilësinë e tij si Kryeministër nuk donte të reagonte pozitivisht, ai nuk e bëri punën e tij, dhe pasojat e kësaj janë që marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Prishtinës janë shumë të këqija edhe tani në administratën Trump”, ka thënë Moore./Express/