Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka mandatuar Edi Ramën për herë të katërt si kryeministër. Pas përfundimit të seancës së parë plenare të Kuvendit të ri, Rama iu drejtua presidencës ku kërkoi nga presidenti mandatimin e qeverisë së re, sipas procedurave të protokollit.
Pasi u dorëzua emri i kryeministrit nga sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Rama paraqiti emrat e kabinetit të ri në Presidencë, proces i cili do të ndjekë dekretimin e individualizuar të ministrave nga presidenti. Pas seancës së votëbesimit në Parlament, do të zhvillohet ceremonia e betimit të kabinetit të ri.
Kuvendi i ri, i mbledhur sot për herë të parë, u drejtua nga deputeti më i vjetër, Vasil Llajo, pasi Sali Berisha dhe Tritan Shehu refuzuan këtë funksion. Gjatë seancës, mazhoranca ngriti komisionin e përkohshëm për verifikimin e mandateve, një hap që mundëson pastaj betimin e deputetëve të rinj.