Hykmete Bajrami: “Kurti po i mban peng 700 familje, thirrje Prokurorisë Speciale të ndërhyjë” - Gazeta Express
string(89) "hykmete-bajrami-kurti-po-i-mban-peng-700-familje-thirrje-prokurorise-speciale-te-nderhyje"

Lajme

Gazeta Express

14/08/2025 15:08

Hykmete Bajrami: “Kurti po i mban peng 700 familje, thirrje Prokurorisë Speciale të ndërhyjë”

Lajme

Gazeta Express

14/08/2025 15:08

Në emisionin Kosova Live në T7, deputetja Bajrami akuzoi kryeministrin Albin Kurti se po mban “peng” 700 punëtorë të Radio Televizionit të Kosovës, të cilët ende nuk kanë marrë pagën e muajit korrik.

Ajo theksoi se, pavarësisht se buxheti i RTK-së është miratuar në Kuvend, Kurti refuzon të nënshkruajë ndarjen e fondeve, duke e justifikuar me mungesën e një komisioni parlamentar që sipas saj nuk është kusht ligjor. Deputetja e cilësoi këtë si abuzim me pushtetin dhe shtoi se në të kaluarën, në situata të ngjashme, asnjë punëtor nuk ka mbetur pa pagë.

Video nga intervista: