ZRRE thotë se Gjykata Komerciale aprovoi ankesën e saj: Refuzohet padia për shtyrjen e liberalizimit të tregut të energjisë   - Gazeta Express
string(122) "zrre-thote-se-gjykata-komerciale-aprovoi-ankesen-e-saj-refuzohet-padia-per-shtyrjen-e-liberalizimit-te-tregut-te-energjise"

Lajme

Gazeta Express

13/08/2025 11:42

ZRRE thotë se Gjykata Komerciale aprovoi ankesën e saj: Refuzohet padia për shtyrjen e liberalizimit të tregut të energjisë  

Lajme

Gazeta Express

13/08/2025 11:42

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) tha sot se ka pranuar nga Gjykata Komerciale – Dhoma Shkalla e Dytë, Aktvendimin lidhur me masën e sigurisë për çështjen e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike.

ZRRE tha se i është aprovuar ankesa e saj se dhe se “ka ndryshuar pikën IV të Aktgjykimit KA.nr.301/25 të Gjykatës Komerciale – Dhoma Shkalla e Parë, me ç’rast ka Refuzuar padinë e paditësit për shtyrjen e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike”.

“Ashtu siç kemi theksuar edhe më herët, procesi i liberalizimit të tregut të energjisë elektrike është  në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi, në mënyrë transparente dhe të paanshme, duke respektuar të gjitha standardet procedurale dhe materiale. Ligjshmëria e këtij procesi po konfirmohet nga gjykatat kompetente, së fundi edhe nga Gjykata Komerciale – Dhoma Shkalla e Dytë, duke vërtetuar se të gjithë hapat janë ndërmarrë në përputhje me ligjet e aplikueshme në Republikën e Kosovës”.

ZRRE përsëriti thirrjen që të gjithë konsumatorët komercialë që duhet të jenë në treg të lirë dhe që ende nuk kanë lidhur kontratë komerciale të furnizimit me energji elektrike, “të veprojnë pa vonesë dhe të zgjedhin një nga furnizuesit e licencuar të publikuar në faqen zyrtare të ZRRE, sepse nga data e 16.08.2025 konsumatorët komercial të cilët nuk kanë nënshkruar kontratë komerciale me një nga furnizuesit e licencuar do të ndërpriten nga rrjeti energjetik”.

“ZRRE mbetet e përkushtuar për të garantuar një treg te energjisë elektrike të drejtë, funksional dhe konkurrues, në shërbim të konsumatorëve dhe në përputhje me legjislacionin vendor dhe standardet evropiane”.