Ministria e Mbrojtjes tjetër thirrje urgjente: Të largohen menjëherë banorët e Skënderbegasit! - Gazeta Express
string(92) "ministria-e-mbrojtjes-tjeter-thirrje-urgjente-te-largohen-menjehere-banoret-e-skenderbegasit"

Shqiperi

Gazeta Express

12/08/2025 15:14

Ministria e Mbrojtjes tjetër thirrje urgjente: Të largohen menjëherë banorët e Skënderbegasit!

Shqiperi

Gazeta Express

12/08/2025 15:14

Harta e zonave të përfshira nga zjarret në rrethin e Gramshit po zgjerohet më tej, teksa era po favorizon përhapjen me shpejtësi të flakëve.

Ministria e Mbrojtjes kërkon që banorët e Skënderbegasit të largohen menjëherë nga banesat dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt.

Ndërkohë, në fshatrat Spanesh dhe Kazie, ekipet e emergjencës dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë po evakuojnë banorët nga banesat për shkak të përkeqësimit të situatës nga zjarret.