Blero e nis me sukses karrierën si menaxher futbolli – transferon talentin e madh nga Prishtina në Kroaci - Gazeta Express
string(103) "blero-e-nis-me-sukses-karrieren-si-menaxher-futbolli-transferon-talentin-e-madh-nga-prishtina-ne-kroaci"

Futboll

Gazeta Express

11/08/2025 23:12

Blero e nis me sukses karrierën si menaxher futbolli – transferon talentin e madh nga Prishtina në Kroaci

Futboll

Gazeta Express

11/08/2025 23:12

Këngëtari i njohur i estradës së Kosovës, Blero Muharremi, ka hyrë fuqishëm në botën e menaxhimit të futbollit dhe që në hapat e parë ka realizuar një marrëveshje të rëndësishme. Ai ka bërë të mundur transferimin e talentit premtues Enis Berisha nga FC Prishtina në klubin kroat Slaven Belupo

Ky transferim shënon një hap të madh në karrierën e Berishës, i cili prej kohësh shihej si një nga lojtarët më të talentuar të gjeneratës së tij në Kosovë. Me kalimin në Kroaci, mesfushori i ri do të ketë mundësinë të zhvillohet më tej në një kampionat më konkurrues dhe të tërheqë vëmendjen e klubeve evropiane.

Blero, i cili ka vendosur të investojë energjinë dhe përvojën e tij në menaxhimin sportiv, e ka bërë të ditur lajmin në Instagramin e tij.

” Urime Enis Berisha! Të presin suksese të mëdha dhe një karrierë e artë në futboll. Shkëlqe gjithmonë!”, ka shkruar ai në foton e postuar në Instagram.

Slaven Belupo, klub i njohur në HNL (kampionati elitar kroat), është i njohur për punën me lojtarë të rinj dhe zhvillimin e talenteve. Ky hap shihet si një mundësi ideale për Berishën për të fituar eksperiencë në një nivel më të lartë.

Me këtë lëvizje, Blero ka treguar se nuk po hyn në këtë fushë thjesht për emër, por për të sjellë rezultate konkrete dhe për të ndihmuar lojtarët shqiptarë të shpalosin talentin e tyre jashtë vendit. /GazetaExpress/