Në Maqedoninë e Veriut, “nepotizmi” i pushtetit po arrin përmasa alarmante. Kështu raporton PressOnline, ndërsa shkruan se VLEN-i po e kthen administratën publike dhe institucionet shëndetësore në pronë familjare. Shembulli më i freskët vjen nga Tetova dhe Çairi, ku pesë anëtarë të së njëjtës familje janë vendosur në pozita kyçe.
Lista e emërimeve:
Pesë njerëz nga e njëjta familje janë ulur në pesë karrige pushteti, dy prej tyre në Çair dhe tre të tjerë në Tetovë, raporton PressOnline.
Në ndërkohë, në Shkup, ndodhë diçka tjetër. Për shembull, Premtim Koxhaxhiku, djali i deputetes Merita Koxhaxhiku, edhe pse i punësuar në Komisionin Rregullator për Energjetik, nga dje është pjesë e Kontrollit të Fluturimeve M-NAV, në vendin e punës “këshilltar i pavarur” e ku paga mujore i kalon 2000 euro. Njëkohësisht, Premtini për çdo muaj merr nga 500 euro nga Komuna e Çairit, si i angazhuar me kontratë autoriale! Në M-NAV, nga 16 vende pune, vetëm dy shqiptarë u punësuan. Një person “sigurim” dhe djali i deputetes “këshilltar i pavarur i kabinetit të drejtorit”.
Ose, vendin e Xhevat Selamit, ish-drejtor në Mbrojtje dhe Shpëtim, e zuri Muhamed Aliu, nipi i Xhevatit. Xhevati u përfshi si i dyshuar në tragjedinë e Koçanit, ndërkohë që kur u shkarkua, nipi i tij u emërua drejtor në Qendrën për Menaxhim me Kriza. Kryesorja – një drejtor të ketë në familje.
Edhe në Armatë dhe Mbrojtje, nga 74 punësime të reja, vetëm familjari (nip) i Zeqirija Ibrahimit të Alternativës ishte në listën e avancimeve-punësimeve të reja. Jasir Ibrahimi ishte i vetmi shqiptarë në mesin e 74 punësimeve (71 maqedonas, 2 romë dhe 1 shqiptar).
tag_katrorimaqedoni_2