Bajrami: Kurti e ka detyruar Deharin që të shkelë Kushtetutën - Gazeta Express
string(60) "bajrami-kurti-e-ka-detyruar-deharin-qe-te-shkele-kushtetuten"

Lajme

Gazeta Express

09/08/2025 7:00

Bajrami: Kurti e ka detyruar Deharin që të shkelë Kushtetutën

Lajme

Gazeta Express

09/08/2025 7:00

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ajo tha se Albin Kurti e detyroi Avni Deharin ta shkelë kushtetutën.

Gjykata konstatoi shkelje të Kushtetutës nga Avni Dehari.

Reaigmi i Bajramit:

Prej ditës së parë e kemi thënë këtë që e vërtetoi Gjykata Kushtetuese sot:

❌ Albin Kurti e ka detyru Avni Deharin me shkelë Kushtetutën.

❌ I njëjti kandidat nuk mund të votohet më shumë se 3 herë – Albin Kurti më nuk mund ta bllokojë Kosovën për emrin e Albulena Haxhiut sepse shteti i është më i rëndësishëm se gjithçka tjetër.

✅ Deputetët duhet të marrin pjesë në votim.

✅ Votimi duhet të jetë i hapur – Kushtetuesja mbështetë transparencën, sepse ne jemi përfaqësuese të qytetarëve dhe ata kanë të drejtë të shohin se kush për kë voton.

S#’ka demokraci aty ku s’ka repspektim të Kushtetutës dhe të Ligjit.