Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas protestës që u mbajt sot në sheshin kryesor të Prishtinës në mbështetje të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj që vazhdojnë të jenë në paraburgim në Hagë.
Rama pyet politikanët se përse akoma “Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin përmes një rezolute pa dallime partish”. Duke shtuar se “të drejtat e Hashim Thaçit e shokëve të tij të izoluar nga bota prej vitesh të tëra tanimë, janë shqelmuar si hiçasgjë?!”.
“Ne do ta angazhonim menjëherë Kuvendin e Shqipërisë, për ta votuar të njëjtin tekst dhe për ta përcjellë zërin e krejt shqiptarëve në çdo shtet demokratik që e sponsorizon Tribunalin”, shton Rama.
Postimi i tij i plotë, i shoqëruar me pamje nga protesta: