I arrestuari për të shtënat e sotme me armë zjarri në sheshin “Skënderbeu”në Prishtinë është E.A, 16-vjeçar, mëson Gazeta Express.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 22:40, ku pas daljes së zyrtarëve policor në vendin e ngjarjes, është gjetur një armë zjarri dhe një gëzhojë.
Lajmin për të shtënat është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët njoftuan se nuk ka pasur të lënduar.
Urime për fituesit e tretë – Fitore Ismajli dhe Qemal Gjana! GO+ po vazhdon të shpërblejë më të guximshmit!...