Volejbollistja serbe i reagon Dua Lipës pasi kjo u pajis me pasaportë të Kosovës - Gazeta Express
string(80) "volejbollistja-serbe-i-reagon-dua-lipes-pasi-kjo-u-pajis-me-pasaporte-te-kosoves"

Sporte tjera

Gazeta Express

04/08/2025 13:23

Volejbollistja serbe i reagon Dua Lipës pasi kjo u pajis me pasaportë të Kosovës

Sporte tjera

Gazeta Express

04/08/2025 13:23

Volejbollistja e njohur serbe, Milica Tasic ka reaguar ndaj Dua Lipës, e cila së fundmi u pajis me pasaportë të Kosovës.

Sportistja serbe e bëri një postim në rrjetet sociale duke reaguar vrazhdë ndaj këngëtares së famshme botërore, e cila gjithmonë më plot mburrje e përmend faktin se është shqiptare nga Kosova, shkruan “Gazeta Express”.

Lipa e bëri një postim ku shihej e shoqëruar nga babai i saj, Dukagjin Lipa, së bashku me Presidenten e vendit, Vjosa Osmani, e cila në një takim zyrtar ia dha nënshtetësinë e Kosovës.

“Vajzë, nuk mund të bëhesh qytetare e një shteti që nuk ekziston. Kosova është Serbi. Kështu që, mirë se vjen në vendin tim”, shkroi volejbollistja serbe.

Sportistët serbë vazhdojnë të ëndërrojnë… /Gazeta Express