Dërguti: Oferta e Kurtit për Limajn e pandershme gjoja po i jep hise në ministri - Gazeta Express
string(79) "derguti-oferta-e-kurtit-per-limajn-e-pandershme-gjoja-po-i-jep-hise-ne-ministri"

Lajme

Gazeta Express

22/07/2025 8:39

Dërguti: Oferta e Kurtit për Limajn e pandershme gjoja po i jep hise në ministri

Lajme

Gazeta Express

22/07/2025 8:39

Opinionistja Aida Dërguti tha se oferta e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit për kreun e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn është e pandershme.

Sipas Dërgutit, oferta është shumë vogël, sepse Kurti përballë opinionit duket gjeneroz gjoja se jep dy ministri për një parti që është që tri mandate në Kuvend.

“Në fakt, lëvizja e Limajt qysh në fillim e prishi opsionin e qeverisjes së partive që kanë qenë në opozitë në legjislaturën e kaluar. Në javën e parë menjëherë iu ofrua partisë VV, dhe ka qenë çështje pazaresh me idenë e postit të kryeparlamentarit. Oferta e Kurtit është bukur shumë e pandershme, dëshiron të duket gjeneroz përballë opinionit”, tha Dërguti. /KlanKosova