Droni i kap mat duke shkëmbyer kanabis, arrestohen 3 persona në Durrës - Gazeta Express
string(69) "droni-i-kap-mat-duke-shkembyer-kanabis-arrestohen-3-persona-ne-durres"

Lajme

Gazeta Express

20/07/2025 11:06

Droni i kap mat duke shkëmbyer kanabis, arrestohen 3 persona në Durrës

Lajme

Gazeta Express

20/07/2025 11:06

Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “The Wrong Meeting”, duke goditur një grup kriminal që merrej me prodhimin e kanabisit me anë të llambave dhe shitjen e tij.

Në pranga kanë rënë tre persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Ndërkohë është sekuestruar edhe 6.2 kg kanabis në formë boçeje, që dyshohet se është prodhuar me llamba, por edhe një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, dy jelekë antiplumb, pajisje për kultivim me llamba, 2 automjete dhe 6 aparate celularë.

Operacioni u zhvillua në disa faza. Fillimisht, në një parking në zonën e Golemit, Durrës, u kapën në flagrancë shtetasit Sh. T. dhe D. S., teksa po shkëmbenin 4.5 kg kanabis. Hetimet zbuluan se në këtë aktivitet ishte përfshirë edhe J. B., i cili banonte përkohësisht në një ambient pranë parkingut. Nga kontrolli në banesën e tij u sekuestruan 1.1 kg kanabis.

Më tej, kontrolli në banesën e Sh. T. në Tiranë çoi në sekuestrimin e 600 gramë kanabis, një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, jelekë antiplumb dhe pajisje për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Personat e arrestuar:

•          Sh. T., 36 vjeç, banues në Vorë, Tiranë – i dyshuar për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

•          D. S., 21 vjeç, banues në Peqin, Elbasan – i dyshuar për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim.

•          J. B., 17 vjeç, banues në Golem, Durrës – i dyshuar për të njëjtën vepër penale.

Të shpallur në kërkim:

•          G. S., 39 vjeç dhe M. Ll., 33 vjeç, të dy nga Peqini – të dyshuar për “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” në bashkëpunim.

Policia vijon punën për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe për identifikimin e të tjerëve të përfshirë në këtë rrjet kriminal.