Reali i gatshëm për t’ia prishur kontratën lojtarit që s’ka luajtur asnjëherë për klubin në 5 vite - Gazeta Express
string(96) "reali-i-gatshem-per-tia-prishur-kontraten-lojtarit-qe-ska-luajtur-asnjehere-per-klubin-ne-5-vite"

Sport

Gazeta Express

19/07/2025 23:44

Reali i gatshëm për t’ia prishur kontratën lojtarit që s’ka luajtur asnjëherë për klubin në 5 vite

Sport

Gazeta Express

19/07/2025 23:44

Real Madrid është duke u fokusuar te largimet pas zyrtarizimit të transferimit të Alvaro Carreras në fillim të kësaj jave, dhe ka disa lojtarë që pritet të largohen para përfundimit të merkatos verore.

Emra si Fran Garcia, Ferland Mendy dhe Rodrygo Goes janë përmendur si të mundshëm për t’u larguar, por fillimisht pritet që të largohen lojtarët që sezonin e kaluar ishin të huazuar dhe që nuk kanë një të ardhme të afërt te Real Madridi. Alvaro Rodriguez, Mario Martin dhe Reinier Jesus bëjnë pjesë në këtë kategori, pasi e kaluan sezonin 2024-25 përkatësisht te Getafe, Real Valladolid dhe Granada.

Në rastin e Reinier, e ardhmja e tij duket më e errëta. Për sezonin e gjashtë me radhë, ai nuk është në planet e skuadrës së parë të Real Madridit, dhe me interesin për shërbimet e tij në pikën më të ulët ndonjëherë, mund të jetë e vështirë për të të gjejë një klub të ri – qoftë në huazim apo përfundimisht në transferim të plotë.

Për këtë arsye, Real Madridi po i mban të hapura të gjitha opsionet dhe sipas asaj që raporton “Diario AS”, klubi është i gatshëm të kërkojë një ndërprerje të kontratës me mirëkuptim me 23-vjeçarin nëse nuk gjendet ndonjë zgjidhje para përfundimit të verës.

Reinier iu bashkua Real Madridit në vitin 2020 si një nga talentet më premtues të Brazilit, por nuk ia ka dalë të tregojë vlerat e tij në kryeqytetin spanjoll. Huazimet te Borussia Dortmund, Girona, Frosinone dhe Granada nuk kanë funksionuar, dhe duke qenë se nuk do të luajë as për ekipin rezervë (Castilla), ai nuk ka më të ardhme te klubi.

Atij i ka mbetur edhe një vit kontratë me Real Madridin, ndaj ekziston mundësia që palët të bien dakord për prishjen e saj. Në çdo rast, kjo histori zhgënjyese për të dyja palët duket se është drejt fundit./GazetaExpress/