Natë zjarri dhe lufte, Rusia kryen një tjetër sulm masiv, Ukraina “djeg” 9 rajone - Gazeta Express
string(77) "nate-zjarri-dhe-lufte-rusia-kryen-nje-tjeter-sulm-masiv-ukraina-djeg-9-rajone"

Lajme

Gazeta Express

19/07/2025 20:33

Natë zjarri dhe lufte, Rusia kryen një tjetër sulm masiv, Ukraina “djeg” 9 rajone

Lajme

Gazeta Express

19/07/2025 20:33

Ukraina dhe Rusia kanë përjetuar një natë zjarri dhe lufte të plotë.

Palët kanë shkëmbyer sulme masive me qindra dronë dhe raketa, ndërsa ka raportime dhe për viktima, të plagosur, si dhe dëme material, shkruan A2 CNN.

“Mbrëmë, ushtarët tanë nga disa njësi zmbrapsën një tjetër sulm rus. Më shumë se 300 dronë sulmues dhe mbi 30 raketa të llojeve të ndryshme u përdorën kundër qyteteve tona”, shkroi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Telegram, duke shtuar se 10 rajone u goditën nga sulmet.

Nga ana tjetër, Rusia pretendon se armët kundërajrore rrëzuan 71 dronë ukrainas që synonin nëntë rajone ruse.

Ministria e Mbrojtjes e njoftoi këtë në një deklaratë të botuar nga media Tass. 24 dronë u kapën në Rajonin e Rostovit, 16 në Rajonin e Moskës, 11 në Rajonin e Bryansk, 10 në Rajonin e Kalugës, tre në Kursk dhe nga dy në Oryol, Tula dhe Lipetsk. Një u kap në Rajonin e Krasnodarit.