Kadrijaj për Kurtin: U kthye nga Greqia, vendi i vetëm me raporte të mira gjatë dy mandateve të tij - Gazeta Express
string(97) "kadrijaj-per-kurtin-u-kthye-nga-greqia-vendi-i-vetem-me-raporte-te-mira-gjate-dy-mandateve-te-tij"

Lajme

Gazeta Express

19/07/2025 11:54

Kadrijaj për Kurtin: U kthye nga Greqia, vendi i vetëm me raporte të mira gjatë dy mandateve të tij

Lajme

Gazeta Express

19/07/2025 11:54

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka ironizuar me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke thënë se Greqia ishte i vetmi vend me të cilin qeveria e tij ka pasur marrëdhënie të mira gjatë dy mandateve të tij.

“Është lajm i gëzuar për gjithë ne që u kthye deputeti Albin Kurti prej Greqisë. Sepse ka qenë vendi i vetëm ku për dy mandatet e Kurtit ka pasur raporte të mira,” tha Kadrijaj nga foltorja e Kuvendit, pas dështimit të tentimit të 49-të për konstituimin e tij.

Ajo u ndal edhe te vendimi i Gjykatës Supreme, duke kritikuar ata që sipas saj po shkelin kushtetutën dhe ligjet.

“Gjykata Supreme e ka thënë qartë dhe me një vendim ka qartësu qatëve njerëzve që po e shkelin ligjin, kushtetutën, që nuk kanë të drejtë të marrin as një vendim,” tha Kadrijaj.

Duke iu referuar Kurtit, ajo shtoi: “Ndërsa Kurti po mburret me qeverisje dy plus.”