Mbajti fjalim kundër UÇK’së në Rahovec, arrestohet përfaqësuesi i të ashtuquajturës ‘‘Zyrë për Kosovën’’ – Pritet dëbimi i tij nga Kosova - Gazeta Express
string(129) "mbajti-fjalim-kunder-uckse-ne-rahovec-arrestohet-perfaqesuesi-i-te-ashtuquajtures-zyre-per-kosoven-pritet-debimi-i-tij-nga-kosova"

Lajme

Gazeta Express

18/07/2025 20:18

Mbajti fjalim kundër UÇK’së në Rahovec, arrestohet përfaqësuesi i të ashtuquajturës ‘‘Zyrë për Kosovën’’ – Pritet dëbimi i tij nga Kosova

Lajme

Gazeta Express

18/07/2025 20:18

Igor Popoviq, i cili është ndihmësdrejtor i të ashtuquajturës “Zyrës për Kosovë’’ në Serbi, është arrestuar nga Policia e Kosovës. Kështu mëson Gazeta Express nga burimet e saj.

Arrestimi i tij erdhi pasi që i njëjti, gjatë një fjalimi të mbajtur sot në Rahovec, ka përdorur gjuhë të ashpër kundër UÇK-së.

‘‘Igor Popoviq, ndihmësdrejtor i të ashtuquajturës “Zyrës për Kosovë në qeverinë serbe”, ka mbajtur sot një fjalim në Rahovec, gjatë të cilit ka përdorur gjuhë të ashpër kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke e cilësuar atë si organizatë terroriste. Me deklarimet e tij, ai ka nxitur urrejtje dhe përçarje ndëretnike në Kosovë’’, kanë thënë për Express.

Pos kësaj, është deklaruar se pritet që Popoviq do të dëbohet nga Kosova

‘’Pas deklarimit të rastit nga ana e Institucioneve të sigurisë dhe inteligjencës, tani ai është arrestu nga PK dhe do të dëbohet nga Kosova dhe do t’i ndalohet hyrja ne Kosovë’’, është shtuar për Express.