Deputetja e shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Hykmete Bajrami, deklaroi se nuk duhet lejuar që Albin Kurti të mbështjellet me flamurin kuq e zi, saherë që ai ka nevojë.
Sipas saj Albin Kurti pas 4 viteve pushtet, më shumë identifikohet me 2550 kontratat njëburimore dhe “Meditech”
“I bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit që të punojmë ditë e natë, me sinqeritetin më të madh që t’ja heqim maskën Albin Kurtit.
Albin Kurti mbështjellet me flamur kuq e zi për ta mbuluar korrupsioni, por korrupsioni nuk mbulohet më me flamurin kuq e zi”, deklaroi Hykmete Bajrami.