Arrestohet në Kaçanik një i kërkuar nga Gjykata, ishte dënuar për dy vepra penale - Gazeta Express
string(80) "arrestohet-ne-kacanik-nje-i-kerkuar-nga-gjykata-ishte-denuar-per-dy-vepra-penale"

Lajme

Gazeta Express

17/07/2025 13:05

Arrestohet në Kaçanik një i kërkuar nga Gjykata, ishte dënuar për dy vepra penale

Lajme

Gazeta Express

17/07/2025 13:05

Policia në Ferizaj ka njoftuar se e kanë arrestuar një person të kërkuar me urdhërarrest nga Gjykata. Ai ishte dënuar me 144 ditë gjithsej për “Dhunë në familje” dhe “Lëndim të lehtë trupor”.

“Sot, më 17.07.2025, rreth oras 09:00, njësiti i urdhëresave të gjykatës, në bashkëpunim me patrullën policore dhe njësinë e sektorit në Kaçanik, ka realizuar një aksion policor në fshatin Gërlicë e Epërme – Kaçanik. Gjatë këtij aksioni është arrestuar një person A.P (M/K), i moshës 32 vjeç, i cili kërkohej me dy urdhëresa të lëshuara nga Gjykata Themelore në Ferizaj, njëra me 90 ditë dhe tjetra 54 ditë, për veprat penale “Dhunë në familje” dhe  “Lëndim i lehtë trupor””

Pas kompletimit të procedurave dhe dokumentacionit përkatës, personi i arrestuar është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar në zbatimin e urdhëresave të organeve të drejtësisë dhe garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët.”