Gjinovci i reagon Kurtit për rikthimin e Kosovës në EQAR: Provoni me punu najçka, mandej s'keni nevojë me i përvetësu sukseset e të tjerëve - Gazeta Express
string(136) "gjinovci-i-reagon-kurtit-per-rikthimin-e-kosoves-ne-eqar-provoni-me-punu-najcka-mandej-skeni-nevoje-me-i-pervetesu-sukseset-e-te-tjereve"

Lajme

Gazeta Express

17/07/2025 12:56

Gjinovci i reagon Kurtit për rikthimin e Kosovës në EQAR: Provoni me punu najçka, mandej s’keni nevojë me i përvetësu sukseset e të tjerëve

Lajme

Gazeta Express

17/07/2025 12:56

Rron Gjinovci i ka reaguar kryeministrit në detyrë Albin Kurti pasi ky i fundit mori meritat për rikthimin e Kosovës në EQAR. Ai ka thënë se ky sukses është meritë e stafit të Agjencisë së Akredimit.

Ai ironizoi duke kërkuar nga Kurti që të punojë diçka e mos t’i përvetësojë sukseset e tjerëve mandej.

“Jam i shtrënguar t’i reagoj Shkëlqesisë së Tij për këtë përvetësim të suksesit të një agjencie të pavarun. Po, qeveria e ka kry punën e vet duke siguru vota për kalimin e ligjit i cili ishte punu edhe në qeveritë paraprake. Trajtim përgjithësisht pozitiv ka pasë ndaj Agjencisë së Akreditimit që prej përjashtimit të saj nga EQAR dhe ENQA. Me përjashtime kur janë tentu ndërhyrje, madje edhe nga eksponentë të partisë suaj. Ky sukses është meritë e stafit të agjencisë dhe drejtusve të saj sidomos. E ky lloj përvetësimi, e mosfalenderimi i zyrtarëve të cilët duhet me i përgëzu publikisht, e me i shndërru në shembuj për shoqërinë, është shkurtpamësi dhe mungesë e lidershipit. Shkëlqesi, provoni me punu najçka, me kry ndonjë projekt madhor, mandej s’keni nevojë me i përvetësu sukseset e të tjerëve”, ka shkruar Gjinovci.