Dyshohet se vidhnin karburant nga automjetet e parkuara, arrestohen 2 shqiptarë në Itali - Gazeta Express
string(87) "dyshohet-se-vidhnin-karburant-nga-automjetet-e-parkuara-arrestohen-2-shqiptare-ne-itali"

Lajme

Gazeta Express

17/07/2025 10:17

Dyshohet se vidhnin karburant nga automjetet e parkuara, arrestohen 2 shqiptarë në Itali

Lajme

Gazeta Express

17/07/2025 10:17

Dy shqiptarë janë arrestuar në Breshia të Italisë, pasi u kapën në flagrancë teksa vidhnin karburant nga automjete të parkuara. Konkretisht ngjarja ndodhi pas një sinjalizimi nga një qytetar, i cili vuri re një automjet të dyshimtë në zonën via Buozzi dhe njoftoi menjëherë policinë në numrin 112.

Qytetari i ndoqi nga larg autorët, duke informuar policinë se ata ishin zhvendosur në via Rosselli, pranë një kompanie private, për të kryer një tjetër vjedhje. Brenda pak minutash, patrullat e Policisë së Shtetit identifikuan dhe ndaluan automjetin e përdorur nga dyshja. Njëri prej tyre u gjet i fshehur mes sediljeve.

Gjatë kontrollit, në mjet u zbuluan 5 bidona me naftë të vjedhur, mjete vjedhjeje, përfshirë tre kaçavida, dy thika me mbyllje automatike, të fshehura nën sedilje. Ndërkohë, bashkëpunëtori i dytë u përpoq të ikë në këmbë duke u futur në një ndërtesë, por u arrestua pas një ndjekjeje të shkurtër. Mësohet shqiptarët janë në gjendje të parregullt qëndrimi në Itali dhe ishin të njohur më parë për autoritetet italiane për precedentë penalë.