Ish-drejtori i Policisë së Kosovës: Nëse dikush do me u bo polic vetëm për dhunë e arrestime, më mirë të mos e vesh uniformën fare - Gazeta Express
string(128) "ish-drejtori-i-policise-se-kosoves-nese-dikush-do-me-u-bo-polic-vetem-per-dhune-e-arrestime-me-mire-te-mos-e-vesh-uniformen-fare"

Lajme

Gazeta Express

12/07/2025 17:48

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës: Nëse dikush do me u bo polic vetëm për dhunë e arrestime, më mirë të mos e vesh uniformën fare

Lajme

Gazeta Express

12/07/2025 17:48

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, në një intervistë për emisionin “Prizma” të autorit Dritan Dragusha, ka folur për raportin polic-qytetar dhe për rëndësinë që ka komunikimi në mes të palëve.

Maliqi ka thënë se secili zyrtar policor duhet ta kuptojë punën dhe rolin e vet dhe se fakti që ka një armë në brez, nuk e bën atë “supermen” për t’ua vështirësuar jetën qytetarëve. Përkundrazi, thotë Maliqi, polici është në shërbim të qytetarëve.

“Çdo zyrtar policor duhet ta kuptojë punën e vet dhe rolin e vetë. Nuk është ai pse e ka vesh uniformën dhe e ka vendosë në brez një armë, që ai është supermen dhe ia vështirëson jetën qytetarëve, përkundrazi ai është në shërbim të qytetarëve”, ka thënë ai, raporton Express.

“Zyrtari policor në momentin që e vesh uniformën, duhet të jetë i pajisur me tolerancë shumë të madhe”, ka shtuar tutje.

Maliqi thotë se nëse dikush aplikon apo mendon për t’u bërë polic vetëm për të arrestuar njerëz, atëherë më mirë të mos e vesh uniformën fare.

“Çdo kush që e ka andërr për t’u bërë polic, duhet të mendojë para se ta vesh uniformën, që po aplikon për pozitë ku i shërben qytetarit. Nëse dikush don me u bo polic për të arrestuar dikë e për të aplikuar dhunë, ma mirë mos të bëhet polic fare”, ka thënë ndër të tjera Maliqi.

Emisioni transmetohet sonte në orën 20:10 në T7.