“Kurti nuk ka ndikuar në veprimet tona politike – pa ndihmën e tij nuk bëhej VLEN” Taravari tregon mënyrën si e mbështeti kryeministri i Kosovës - Gazeta Express
string(140) "kurti-nuk-ka-ndikuar-ne-veprimet-tona-politike-pa-ndihmen-e-tij-nuk-behej-vlen-taravari-tregon-menyren-si-e-mbeshteti-kryeministri-i-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

10/07/2025 21:40

“Kurti nuk ka ndikuar në veprimet tona politike – pa ndihmën e tij nuk bëhej VLEN” Taravari tregon mënyrën si e mbështeti kryeministri i Kosovës

Lajme

Gazeta Express

10/07/2025 21:40

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, deklaroi në “Pressing” të T7 se kryeministri i Kosovës në detyrë Albin Kurti, s’ka ndërhyrë në veprimin politik të tyre si pjesë e qeverisë atje.

“Në veprimin politik si pjesë e qeverisë aspak s’ka pas ndërhyrje nga Kurti”, tha Taravari në Pressing.

“Z.Kurti ka pas fasilitu në fillim për t’u formuar koalicioni VLEN, kjo është e vërtetë. Por për funksionimin tonë nuk ka ndërhy aspak z.Kurti, herë pas here jemi taku”, u shpreh Taravari në Pressing, transmeton Express.

”Pa ndihmën e Albin Kurtit, VLEN s’bëhej si formacion për të dalë në zgjedhje bashkë”, shtoi ai.