Një zjarr i qëllimshëm ka përfshirë një parcelë me ullinj dhe pemë frutore në fshatin Koxhas-Fushë të Shijakut, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Autoritetet e zonës ndërhynë shpejt dhe arrestuan në flagrancë një 50-vjeçar, i cili u kap pranë vendit të ngjarjes, teksa zjarri ishte ende aktiv.
Në total, janë djegur 169 pemë ulliri dhe rreth 2 dynym tokë arë, pronë e një banori.
Rasti po hetohet për zjarrvënie me dashje, ndërsa autori do të përballet me përgjegjësi ligjore.