Digjet restoranti në qendër të Thethit, evakuohen dhjetëra turistë - Gazeta Express
string(65) "digjet-restoranti-ne-qender-te-thethit-evakuohen-dhjetera-turiste"

Shqiperi

Gazeta Express

10/07/2025 15:00

Digjet restoranti në qendër të Thethit, evakuohen dhjetëra turistë

Shqiperi

Gazeta Express

10/07/2025 15:00

Një zjarr i madh ka përfshirë një restorant në qendër të Thethit në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe pushuesve. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 pas mesnate dhe flakët janë vënë re nga familjarët dhe fqinjët, të cilët ndërhynë menjëherë për të shmangur përhapjen drejt një bujtine ngjitur.

Restoranti është shkrumbuar plotësisht, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve ka qenë e vonuar, sipas pronarëve, çka ka vështirësuar përballimin e situatës. Për shkak të rrezikut, dhjetëra turistë që ishin të akomoduar në bujtinë janë evakuuar me urgjencë gjatë natës.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po hetojnë shkaqet e zjarrit. Pronari i biznesit thotë se pritet ekspertiza për të përcaktuar nëse zjarri ka ardhur nga një defekt elektrik apo ndonjë veprim i qëllimshëm.