Sot nis Evropiani i Esports në Kosovë - Gazeta Express
string(37) "sot-nis-evropiani-i-esports-ne-kosove"

Sporte tjera

Gazeta Express

09/07/2025 9:37

Sot nis Evropiani i Esports në Kosovë

Sporte tjera

Gazeta Express

09/07/2025 9:37

Nga sot deri më 13 korrik, në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, do të mbahet edicioni i radhës i Kampionatit Evropian të Esports, një prej ngjarjeve më të mëdha në sportet elektronike në kontinent.

36 ekipe nga 24 shtete të Evropës do të marrin pjesë në këtë kampionat dhe do të garojnë në tri disiplina: CS2, CS2 Women dhe Dota2, raporton KosovaPress.

Kosova jo vetëm që do të jetë mikpritëse e kësaj gare madhore, por edhe do të përfaqësohet me ekipin e saj kombëtar në të tri kategoritë.

Zëvendësministrja në detyrë e Ministrisë së Sportit, Daulina Osmani theksoi se organizimi i kësaj ngjarje është dëshmi e përkushtimit ndaj të rinjve për tu dhënë atyre rastin që të dëshmohen para botës edhe në lojëra elektronike, por gjithashtu edhe hap dyert për të rinjtë e botës që të vijnë në Kosovë.

“Për Kosovën kampionati është shumë më shumë se një garë sportive, është dëshmi konkrete e vizionit tonë për ta bërë Kosovën qendër të inovacionit dhe sportit…Këtë organizim e kemi mbështetur së bashku me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ku përmes ngjarjeve si kjo po investojmë në prezantim të kapacitetit të të rinjve tanë që i kemi në arenën ndërkombëtare mirëpo edhe njëkohësisht po i hapim dyert e shtetit tonë për të rinjtë nga Evropa dhe po iu hapim mundësinë që të vijnë e ta shohin një Kosovë dinamike dhe inovative”, tha Osmani.

Ky kampionat organizohet nga Federata Esports Kosova me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.